Ndihmë qeveritare për kompanitë që do të investojnë gjatë Covid-19

778 kompani kanë kërkuar ndihmë financiare nga shteti. Qeveria do të ndajë 20 milionë euro për t’i ndihmuar subjektet e biznesit nga industritë përpunuese, tregtisë dhe sektorit IT që do të bëjnë ndonjë investim gjatë vitit 2020. Ndihma është e rëndësishme, thotë kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov, por njëkohësisht shpreh dyshim se shumë kompani nuk mund ta shfrytëzojnë ndihmën për shkak të procedurave burokratike. Si shembull për këtë, Dimitrovi e ceki përvojën e tij personale.

“Kompania ime investoi tani gjatë koronavirusit, por pagesën e parë në avans e bëri para se të publikohet shpallja. Kam biseduar me ministrin e Ekonomisë. Nuk mund të konkurroj sepse së pari duhet të bëhet plani, të miratohet nga Ministria dhe vetëm atëherë mund t’i furnizojmë makineritë”, tha Angel Dimitrov – Kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.Reklame

Dimitrovi e hedh poshtë mundësinë për keqpërdorime. Kjo sipas tij, nënkupton se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë nuk kanë para të mjaftueshme.StrugaLajm

“Kur bëhet fjalë për ndihmë nga shteti, mendoj se ajo gjithmonë duhet të jetë e drejtë dhe e njëjtë për të gjithë. Të mos jetë konkurrenca – kush vjen i pari, shërbehet i pari, por të shihet me sa mjete disponon shteti”, u shpreh Angel Dimitrov – Kryetar i Organizatës së Punëdhënsve .StrugaLajm

Qeveria në të ardhmen të ketë kritere të njëjta për të gjitha kompanitë, apelon drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni.

“A ishin disa kritere përjashtuese – ndoshta. Në të ardhmen ato duhet të rishikohen me qëllim që të përfshihen të gjitha kompanitë. Nuk e di a ka mjaft të holla. Por – a ka nevojë për më shumë para, definitivisht po, sepse shumë kompani, sidomos ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat nuk kishin mundësi të aplikojnë, janë në prag të ekzistencës”, deklaroi Drilon Iseni – Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.

Ndryshe, vlera e mbështetjes financiare është 25% nga investimi i realizuar i një kompanie, por jo më shumë se 40.000 euro për kompanitë të cilat në vitin 2019 kanë pasur të ardhura jo më larta se një milionë euro. Për kompanitë të cilat kanë pasur të ardhura të përgjithshme prej 1 deri në10 milionë eurove, ndihma nuk do të jetë mbi 100.000 euro. Ndihmë deri në 140.000 euro do të kenë kompanitë me të ardhura prej 10 deri në 50 milionë eurove, kurse 200.000 euro mund të fitojnë të gjitha kompanitë të cilat në vitin 2019 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50 milionë euro, bëjnë me dije nga Ministria e Ekonomisë. Kompania e cila do të marrë mbështetje financiare do të ketë për obligim deri më 31 janar të vitit 2021 të dorëzojë Raport për realizim të planit investues me të gjitha provat e nevojshme. Në rast se kompania nuk arrin ta përfundojë investimin ose nuk arrin ta dëshmojë të paktën 80% nga vlere e investimit, atëherë do të duhet t’i kthejë mjetet në Buxhet deri më 1 mars të vitit 2022. Thirrja publike e cila ishte shpallur në fund të korrikut, ishte pjesë e pakos së tretë të masave ekonomik

In : Aktuale

Loading...
loading...