Një pjesëtar i policisë maqedonase në qytezën Koçan është kapur me sasi të vogël droge. Sipas buletinit të MPB-së, më 11 prill, gjatë një aksioni policor është kapur polici derisa po shiste drogë të llojit marihuanë, informon INA. Tek ai u gjetën disa sasi të vogla apo rreth 26 gram. Ndaj tij menjëherë janë shqiptuar masa ndëshkimore, përjashtim nga puna dhe masë paraburgimi prej 30 ditëve.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)