Musa Musai
Deponia e Struges eshte deponi e eger. Aty behet grumbullimi i hedhurinave per qytetin e Struges, Komunen e Vevcanit dhe fshatrave tjera perreth. Deponia eshte e hapur, e pambrojtur dhe nuk i ploteson kushtet e ekzistimit te deponise. Kete e krijoi ish Kryetari i Komunes se Struges Ramiz Merko. Prej kesaj deponie vazhdimisht ka ndotje te gjitheanshme dhe te shumefishte. prej faktorit njeri – antropogjen.
Ne ate deponi me shume se 15 vjet pameshirshem hudhen hedhurina me permasa dhe perberje te ndryshme, prandaj eshte bere mal me hedhurina te c perdilat hudhen perdite. Deponia paraqet rrezik te shumefisht ngase eshte rezervat i fuqishem per ndotje te mjedisit jetesor, prej aspektit ekologjik. Deponis dikush i ka futur zjarri, ajo digjet pa nderprere duke vjellur tym, bloze dhe duke leshuar gazera helmuese ne ajer.
Ajo deponia eshte shume afer qytetit te Struges, ne lokacionin e tokes blate e cila dikur ka qene prone e “Strushko Poles”, tani prone e Ramiz Merkos.
Cilat jane pasojat prej ndotjes te cilat kryhen prej asaj deponie:
– Fillimisht deponia eshte shume afer dy shkollave te mesme Komunale “Dr. Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor”. Ne te dyja shkollat mesimin e ndjekin afro 3000 nxenes dhe mbi 250 profesor dhe punetor te cilet punojne ne te dyja shkollat e mesme.
– Jo shume large shkolles, eshte Spitali i Qytetit i cili punon me kushte shume te veshtiresuara, por deponia edhe meshume e rendon gjendjen shendetesore te njerezve te semure.
– Tymi i cili lirohet prej djegjes perfshin, qytetin e Struges, fshatrat perreth, Ladorishtin, Shumin, Zagracanin, Belicen e Poshtme, Vranishten, disa objekte industriale, Zonen ekonomike te qytetit dhe shume fshatra tjera si Morovishten, Drasllavice, Llozhani, etj.
– Kjo tregon se stymi i perfshin mijera hektare siperfaqe toke. E cila siperfaqe perbehet, prej arave, livadhe, kullosa. Gjithe kjo hapesire mbjellet me kultura te ndryshme bimore te cilat jane te kontaminuara, poashtu prodhimi i tyre ka ra fare ose eshte pergjysmuar.
– Ndotja ka karakter te rrezikut shendetesor per qytetaret e te gjitha moshave.
– Atje afer kullosin bageti dhe kafsh tjera shtepijake.
– Deponia vizitohet prej qeneve endacak, dhe prej jerezve skamnor, te cilet kerkojne pak shprese per jete me vuajtje.
– Ndotja filimisht e ndot ajerin, gjate djegjes lirohen gazera te monoksidit, dioksidit te karbonit, bloze, grimca hiri, dhe shume materie tjera helmuese te cilat krijohen prej materieve te ndryshme organike kur ato digjen.
– Prej tymit rendohet frymemarja, ndotja eshte problematike per njerezit me semundje kronike dhe akute te organeve respiratore, kardiovaskulare.
– Prej ndotjes vazhdimisht ka shqetesime psiqike, jerezit vayhdimisht jane nervoz, poashtu ka raste te alergjise te lekures.
– Gjendja shendetesore rendon ndaj grave shtatezane, femijeve te vegjel te cilet kane imunitet te dobet, tek ata nuk eshte i kryer zhvillimi i plot i organeve.
– Ka plot shqetesime te personave te cilet kane probleme te natyrave te ndryshme shendetesore.
– Prej tymit i cili vazhdimisht villet si ne kraterin e Vezufit, krijohen shira acidik – te tharet, te cilet jane shkatrrimtare per kulturat bimore.
– Ndotja poashtu eshte shume rrezik per boten shtazore, e cila ushqehet me bimesine e ketyre hapesirave.
– Gjate ketyre diteve nuk ka fluturime te shqiponjave, te maleve perreth, poashtu eshte bere largimi i tepert i disa llojeve te shpezeve shtegetar, lejlekut, dallendysheve, etj.
– Ndotja vazhdon edhe me keq duke i ndotur ujerat sipefaqesor dhe ato nentokesor, te cilet kane rrjedhje drejt lumit te Drinit te Zi.
– Vazhdimisht ndoten hidrobiontet, peshqit dhe shtazet tjera ujore te cilat jetojne ne Drinin e Zi. Ndota ka permasa edhe me te medhaja ne shume burime dhe prroska te cilat recipient te fundit e kane Drinin e Zi. Pra kjo ndotje, po e ndot mjedisin jetesor pameshirshem, ashtu sikurse ben ndotjen, Kolektorit ne fshatin llozhan.
– Prej deponise vazhdimisht ka shperlarje dhe derdhje te ujerave atmosferik, te cilat jane helm per bagetine dhe bimesine.
– Te respektuar qytetar, ndotja e cila kryhet prej deponise te eger ne Struge, kerkon zgjidhje urgjente. Perndryshe ndotja paraqet shemtim maksimal te mjedisit jetesor. Prandaj permes ketij shkrimi, apeloj te organet perkatese, inspektoret Komunal dhe Republikan, qe sa me pare te marin masa perkatese. Kurse per deponie e Struges te gjihet zgjidhje e perhershme, me te gjitha kushtet bashkekohore.
Struga eshte qytet tyristik, pas dy muaj fillon sezoni turistik veror, duhet pyetur faktoret perkates, perse do te vijne vizitoret ne Struge, te shohin shemtimet natyrore prej njeriut vrastar dhe te padergjegjshem.