Në Austri, dy skiatorë humbin jetën

Dy skiatorë gjermanë kanë humbur jetën në një ortek dëbore në Austrinë lindore, derisa mijëra turistë gjatë fundjavës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të dëborës, kanë mbetur “të bllokuar” në qendra e mëdha të skijimit në Alpet austriake.

Rreziku nga orteku në disa zona malore në Austri është shënuar si i lartë.StrugaLajm

Edhe krahas paralajmërimeve dhe rreziqeve, disa skiatorë janë drejtuar jashtë shtigjeve të skijimit, ku dy kanë humbur jetën në malet e krahinës Voralberg, në Austrinë perëndimore.StrugaLajm

Edhe pse kanë pasur jelekë me fryrje në rast të ortekut që të mund të mbesin në sipërfaqe të dëborës, nuk kanë arritur të shpëtojnë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...