Në BE apo me Rusin,lufta që mban peng Maqedoninë e Veriut…!

Është evident fakti se sa vjen e rritet përplasja mes qytetërimeve të mëdha në globin tonë,jo vetëm në rrafshin diplomatik të ndarjes së influencave por edhe në frontet luftarake.Rusia me Ukrainën,Izraeli me Palestinën (konflikt që gjithnjë e më shumë përfshin vendet e atij rajoni).Ku Pakistani sulmon Iranin, ky i fundit Irakun e ndërsa Libani është thuajse në luftë me Izraelin duke hedhur raketa drejt teritorit të saj.Një efekt zinxhiror që përbën një potencial real të shpërthimit të kësaj fuçie baruti e cila u krijon premisa vendeve tjera që të përfitojnë nga kjo situat,siqë ndodhi sulmi i rebelëve Houthi ndaj anijeve që kalonin në Detin e Kuq,ku marina amerikane ndërmorri sulme raketore në Jemen.Zhvillime të cilat kanë nxjerr jashtë loje OKB-në dhe po lëkundin si rrall herë paqen e njerëzimit.Konflikte të përmasave ndër më të mëdhat pas Luftës së Dytë Botërore me rrezikshmëri reale për përhapje me rreze veprimi që përfshinë disa kontinente e rajone pa përjashtuar këtu edhe Ballkanin,thonë në analizat e tyre studiues e njohës të politikës ndërkombëtare.Rrethana në të cilat Sërbia shton armatimin e saj afër kufirit me Kosovën,ndërsa Republika Sërpska e Bosnjës në 09 janar 2024, jashtë të drejtës kushtetuese të federatës boshnjake me parada ushtarake duke valvitur flamuj të Rusisë e Sërbisë,(ku delegacionet e këtyre dy shteteve ishin prezent) festuan ditën e Pavarësis të saj.Lëvizje për të cilat Kosova merr masa dhe porosit blerjen e armatimit më të sofistikuar nga SHBA. Ndërkohë nga qarqe të caktuara kanë filluar kërkesa që Mali i Zi pas vendosjes në qeveri të forcave pro ruse të këthehet në federatën sërbe.Zëra të cilat kanë krijuar hapsira që tendenca të ngjashëme të shfaqen në horizont edhe në Maqedoninë e Veriut.Ku beteja në kërkim të triumfit në zgjedhjet që ofrohen do zhvillohet mes frontit pro europian dhe atyre pro ruse.Janë disa nga sinjalet e qarta të lëvizjeve konjokturale të cilat mund të trazojnë edhe rajonin tonë.Ngjarje të cilat edhe mund të marrin zhvillime dramatike nëse nuk ndërpritet hovi i oreksit të Rusisë e cila ushqen dhe mban gjall aspiratat e ndikimit të saj në rajonin tonë përmes satelitëve të saj.Ku përplasja mes dy rrymave në Maqedoninë e Veriut,nuk vjen si rrjedhojë e mbështetjes që ka VMRO DPMNE nga votuesët e saj.Por nga orientimi në masë të madhe që kanë qytetarët me origjinë sllave,me shpresë për ringritjen e perandorisë ruso-sërbe dhe si një reagim që ju vjen edhe nga nostalgjia e të kaluarës jugosllave,ku dominimi tyre ndaj të tjerëve ishte superior.Dëshmi për të cilat mjafton të risjellim në kujtesë deklaratat e ditëve të fundit nga Këshilli i Konceptit Nacional por edhe e Majta si dhe nga eksponent të VMRO-DPMNE që kanë aktualizuar qëndrimet për sigurimin e 61 deputetëve për të mos u mvarur nga partitë shqiptare për formimin e qeverisë.Janë veprime në të drejtën e tyre përmes të cilit botkuptim presin të ndëshkojnë gjatë zgjedhjeve politikat e LSDM-së, kahja e të cilave trajtohet si një tradhëti që i bëhet identitetit gjuhësor,historik e kulturor ndaj maqedonasve me marrëveshjen që ofrojnë ndaj Bullgarisë dhe ndryshimit të emrit që pranuan ndaj Greqisë në marrëveshjen e Prespës. Gjithashtu,vota kundër LSDM-së ka gjasa reale që ti vij heshturazi edhe nga fraksione të saj që konsiderohen si rryma patriotike.Veprim i cili vjen edhe nga pakënaqësia që demostrojnë ndaj fuqizimit të faktorit shqiptar në qeverisje gjithnjë e në rritje.Moment,në të cilin kauza e opozitës shqiptare,do të ishte e natyrshme të kishte ngritur iniciativën për ti paraprijë një aleance që do ndërtonin mes të gjitha forcave pro perëndimore e me të gjitha komunitetet më të vogla të vendit.Ku moto e tyre në kancelarit e Uashingtonit,Brukselit, Prishtinës e Tiranës duhet të jetë kërkesa për marrjen e mbështetjes që duhet të ketë platforma e spektrit të forcave pro perëndimore,pjesë e të cilës koha kërkon të jetë edhe opozita shqiptare.E jo të bëhet fushat kalkulimesh për aleanca pas zgjedhore me subjekte që nuk deklarohen,por që veprojnë kundër kursit perëndimorë siqë është aktualisht VMRO. Kështu,fatkeqësisht në mungesë të një platëforme serioze nga partitë opozitare shqiptare është sërish partia që lindi nga revolucioni dhe që pavarsisht të metave në qeverisje,në mbi dy dekada lidershipi saj ngriti kauza që mbartin misione në përputhje me interesin historik të shqiptarëve.Sikurse në rastin konkret,projekti i Frontit për Europë,pas triumfit zgjedhor,krijon premisa të sigurta për tu bashkuar me vendet e familjes europiane,aty ku edhe i kemi rrënjët në gjenezë.Një nisëm që vjen në një moment të artë e që duhet shfrytëzuar për tu shkëputur përmes votës në zgjedhje,njëher e përgjithmon nga ndikimi i thundrës sërbo-ruse. Kushtrim,nga i cili koha është duke vendos në sprovë udhëheqësit e subjekteve tona,për të dëshmuar me vendimarrjen e tyre,nëse interesi kombëtarë,do të prevalojë mbi atë partiak e individual!


Shkruar nga Bekim Adili-gazetar!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...