Ujësjellësi i Strugës po i rrit çmimet, reagon Aleanca:CMIMET RRITEN, BORXHET RRITEN… – SHËRBIMET ZBRITEN…!

CMIMET RRITEN, BORXHET RRITEN… – SHËRBIMET ZBRITEN…!

Për ditën e Hënë, datë 22.01.2024., N.P. Ujësjellës dhe Kanalizime – Strugë, ka dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i Komunës së Strugës, që me të gjitha gjasat edhe do të votohet nga shumica e pushtetit lokal, me të cilën cmimi për furnizim me ujë të amvisërivë në Strugë rritet për 35%, gjegjësisht nga 28.70 denarë/m3, – propozohet 38.50 denarë/m3, dhe për subjektet juridike rritet 60%, gjegjësisht nga 44.48 denarë/m3, – propozohet 70.00 denarë/m3.

Poashtu N.P. Ujësjellës dhe Kanalizime – Strugë, ka dorëzuar kërkesë që cmimi për pranimin dhe largimin e ujrave fekale të ndotura në vendbanime urbane për amvisërit të rritet për 80%, gjegjësisht nga 8.70 denarë/m3, – propozohet 15.70 denarë/m3, dhe për subjektet juridike rritet 90%, gjegjësisht nga 15.69 denarë/m3, – propozohet 29.70 denarë/m3.

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, në vazhdimësi ka bërë denoncimet e saj në lidhje me punën dhe funksionimin e N.P. Ujësjellës dhe Kanalizime – Strugë, e cila karakterizohet me :

  1. Borxhe të mëdha të Ndërmarrjes Publike, N.P. Ujësjellës Kanalizime Strugë, reth 3.000.000.00 Euro,
  2. Pagesë qiraje me shumë pikëpyetje, cmimi i lartë dhe pa informacion se kujt i paguhet qiraja,
  3. Numri i madh i të punësuarve në administratë, i pa nevojshëm, në një raport 1:3, me një pikëpytje të madhe reth shkuarjes së tyre në punë,
  4. Pagesë e ulët nga faturimi, me reth 70 %,
  5. Amortizim i skajshëm i rrjetit të Ujësjellësit dhe Kanalizmit në Qytet dhe Komunë, akoma me gypa të cimentos së azbestit në disa pjesë, dhe pa projekte – vision konkrete për rregullimin e tyre,
  6. Rrjeti i Ujësjellësit shpesh herë me probleme në funksionimin e rrjetit, lagje dhe vendbanime të tëra pa ujë, sikurse edhe uji për pije me probleme në pastërti dhe në cilësi të ujit, etj., etj.

Pra cmimet rriten, borxhi poashtu rritet, ndërmarrja publike gjoja punon, kurse shërbimet mungojn…StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, nuk do ti përkrahe këto vendime sepse janë në kundështim me interesat ekonomike të qytetarëve dhe subjekteve juridike – kompanive, dhe se qytetarët nuk marin shërbimet e garantuara me Ligj konformë pagesave.

Dega e Aleasncës për Shqiptarët – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...