Në grevë urie të burgosurit e Idrizovës

Të burgosurit në burgun e Idrizovës kërkojnë që të përfshihen në ligjin e mundshëm të amnistisë për ngjarjet e 27 prillit. Rreth 600 të burgosur kanë refuzuar ushqimin duke bërë të ditur hyrjen e tyre në grevë urie e cila siç ka thënë do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Ata për kërkesën e tyre kanë njoftuar përmes një letre drejtorinë e burgut dhe nëse në dy ditët e ardhshme nuk marrin përgjigje pozitive, atëherë jo vetëm që do të vazhdojnë grevës por se familjet e tyre do të nisin protesta para qeverisë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...