Ne krye te partise nuk rrihet me revole ne brez

Emad MEHMETI

Ne të rinjtë e Lëvizjes BESA mirë bëmë që nuk u besonim atyre që na thoshin të kemi kujdes, sepse disa nga themeluesit dhe drejtuesit e partisë sonë, shkojnë në xhami jo për t’u lidhur me Zotin, por për ta fshehur fytyrën e vet të djallit. Dhe se shumë nga ata që na shiteshin si atdhetarë të flakët e fetarë të devotshëm , nuk janë gjë tjetër përpos se të etur për pushtet e për poste. Mirë bëmë që nuk u besuam këtyre thënieve, sepse vetëm kështu mund të arrinim rezultatin që arritëm gjatë zgjedhjeve parlamentare: të bëhemi forca e dytë shqiptare në Maqedoni.StrugaLajm

Ne të rinjtë e Lëvizjes BESA mirë bëmë që nuk e bëmë të madhe dukurinë që përshiu partinë tonë gjatë zgjedhjeve lokale, kur u pa qartë se disa drejtues të partisë sonë, atë e konsiderojnë si dyqan të vetin privat dhe se ata duhej të ishin në të gjitha postet, ndërkaq ne të tjerët duhej t’i shërbenim përmbushjes së ambicieve të tyre të sëmura politike. Mirë bëmë që nuk e bëmë të madhe këtë dukuri, sepse vetëm kështu mund ta forconim Lëvizjen tonë dhe të arrinim rezultatet që arritëm.StrugaLajm

Ne të rinjtë e Lëvizjes BESA, mirë bëmë që në emër të besnikërisë ndaj idealit dhe premtimeve që i ia kishim dhënë popullit, lëshuam pe edhe lidhur me shumëçka që kishte të bëjë me teket personale të atyre që mendonin se më të vlefshëm janë ata se partia, por ka ardhur koha kur më nuk duhet t’u lëshojmë pe atyre që as kanë frikë Zotin, e as u turpërohen njerëzve. Ka ardhur koha pra kur nuk duhet të lejojmë që mbi vullnetin rinorë dhe mbi shpresën rinore të shkelin ata që besojnë se bravat e selisë partiake ndërrohen sa herë që të rrezikohet posti i kryetarit, se në selinë partiake mund të hysh dhunshëm si në kafenenë e fshatit tënd dhe se, në krye të partisë rrihet me revole në brez, si me qenë në krye të ndonjë bande hajdutësh e kriminelësh.


Loading...
loading...