Në Maqedoni-Kursime maksimale për një jetesë minimale

Çmimi i jetesës vijon të rritet, siç e tregon edhe shporta sindikaliste, e cila gjithashtu u rrit në janar. Nëse dy të punësuar në një familje prej katër anëtarësh marrin pagë mesatare prej 38.359 denarë, ata duhet të shpenzojnë 74 për qind të parave për të mbuluar shpenzimet minimale. Ministria e Ekonomisë thotë se nuk ka rritje të çmimeve të produkteve të ngrira.

Shporta e konsumit sindikal në muajin janar u rrit për 641 denarë. Qytetarët ndikohen vazhdimisht nga rritja e inflacionit dhe nevojave bazë për jetë, pavarësisht se masat e qeverisë janë në fuqi për ngrirjen e çmimeve të produkteve të caktuara, njofton rel.

Edhe më e rëndë është gjendja për rreth 80 mijë punëtorëve të cilët marrin pagë minimale prej 20.175 denarë, sipas të dhënave të autoriteteve. Një punonjës me pagë mesatare dhe tjetri me pagë minimale mezi ia dalin mbanë muajit.StrugaLajm

“Paga e denjë është pagë e barabartë me një shportë sindikale”, thonë nga Sindikata e Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...