Aleanca e Strugës paralajmëron zgjedhje lokale pas ligjit me masa restriktive për personat Non Grata

ASH-Dega në Strugë, sot më 27.01.2024. në zyrën e ASH – së në Strugë, mbajti mbledhjen e rradhës me Kryesinë e Degës dhe Kryetarët e Nëndegëve, e cila kaloi në një atmosferë konstruktive, debatuese, shumë pozitive dhe optimiste për të ardhmën politike të ASH – së.

Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale politike, organizimin dhe strukturimin e Degës në përgjithësi para zgjedhjeve të ardhshme, ku u konstatua një gadishmëri e jashtëzakonshme për mobilizim, me qëllim që të impaktojmë rezultatin pozitiv të zgjedhjeve për të sjellur reforma në dobi të qytetarëve.

ASH – Dega në Strugë është e gatshme për zgjedhjet presidenciale, parlamentare, por edhe ato Lokale të cilat mund të jenë të parakohshme si rezultat i zhvillimeve të supozuara pas votimit të ligjeve ku parashihen masa restriktive për personat ‘ NON GRATA ‘ nga DASH – i amerikan.StrugaLajm

ASH – Dega në Strugë, mbetet bastion i pathyeshëm i Aleancës.StrugaLajm

VAZHDOJMËPËRPARA

Dega e ASH – së, – Strugë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...