Lloji britanik i KOVID-19 ka hyrë edhe në spitaln e specializuar për sëmundje kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohër. Një pjesë e mjekëve dhe personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv me këtë lloj koronavirusi, gjë që ka vështirësuar punën e tyre në këto kushte pandemie, përcjell INA.
Nga ky spital kanë konfirmuar se përkundër gjendjes së krijuar, ata mbeten të hapur për raste emergjente dhe salla e operimeve do të jetë në dispozicion në çdo kohë 24/7 në shërbim të pacientëve që janë në gjendje të rrezikuar.