Në prag të 8 Marsit !

    8 Marsi njihet dhe festohet kudo si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo datë rrënjët i mbjell në 8 Mars 1857, kur 40.000 punëtore të fabrikave amerikane vendosën të bëjnë grevë me kërkesë për kushte më të mira pune. Por ndërhyen forcat policore të cilët nuk dëshironin që ky “rebelizim” të shpërndahet . Shumicat e grave I burgosën dhe tjerat në mënyrë misterioze u dogjën. Jehona e kësaj padrejtësie u dëgjua kudo. Për nder të kësaj, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Gruas Socialiste ( 1910 )  në Kopenhagën dita 8 Mars u shpall Dita e Gruas. Kurse më 16 dhjetor 1977, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 8 Marsi të evokohet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”. Në Turqi, 8 Marsi u zyrtarizua për herë të parë në vitin 1921, si “Dita e Gruas Proletare”. Në këtë ditë, festohet roli I gruas në shoqëri, njëherit veçohet lufta e saj për barazi, drejtësi dhe paqe. 

    Gruaja – një lule e vyer.  Në të kaluarën ka jetuar si një robëreshë, kur edhe shtëpia e saj i është dukur burg. I është mohuar e drejta e emancipimit, e shkollimit, e lirisë dhe gjëra tjera që i kanë zotuar anëtarët e gjinisë tjetër. Bota e ka pasur atë vizion se gruaja funksionin e vetëm e ka pasur në shtëpi, duke gatuar dhe pastruar. Gratë në përgjithësi, sidomos ato të nacionalitetit tonë, kanë vuajtur shumë. Edhe ballë sfidave të mëdha që u ka ofruar jeta, sërish kanë vepruar guximshëm. Kanë hapur dyert e parajsës në tokë dhe kanë ofruar duar përderisa tjerët kanë qënë duke rrëshqitur në gremina. Kanë ndihmuar për tu bërë ballë stuhive dhe kanë dhuruar jetë nga trupi i tyre. Këto përshkrime të vuajteve të saj i përngjajnë një pike, në qoftë se e krahasojmë vuajtjen e gruas me oqeanin. 

    Në antitezë me të kaluarën e saj, sot gruaja gjendet kudo. Në sferat e ndryshme të jetës ajo vepron e punon. E gjejmë në arsim, mjeksi, kulturë, ekonomi dhe çdokund tjetër. Sakrificat e grave në të kaluarën pa dyshim se kanë bërë ndikim në jetën e grave që jetojnë sot. Vendi I tyre në shoqëri ka një progres të madh. Aq të madh sa që lëvdatat për suksesin e grave janë aq të larta sa për suksesin e burrave. StrugaLajm

    Shfrytëzojmë këtë datë që ti faleminderojmë gratë anembanë botës, mundi i tyre vlerësohet çdo ditë . Të festojmë për ato që gjenden pranë nesh, sado larg që të jemi,sa herë shpirtrat tonë rënkojnë dhe sa herë sytë tonë lotojnë. Pra sot, mbeshtetem në supet e nënës dhe gjyshes time, dy gratë që i kam pasur krah në çdo hap të jetës time. I faleminderoj me lotë në sy, por kjo gjë nuk më shqetëson, sepse përderisa i kam pranë meje, e di që cdo brengë dhe trishtim kalon. Faleminderit mam, faleminderit non !  StrugaLajm

HANA BEKTESHI 

In : Aktuale

Loading...
loading...