Policia jep detajet për aksidentin ku humbi jetën 16 vjeçari nga Struga

Merlina Islami, zëdhënësja e policisë për Strugën njofton se më 07.03.2021 në ora 11.00 në SPB-Ohër është raportuar se në rrugën regjionale Strugë-Ohër, në mes të fshatit Podmoll dhe Auto-Kampit, një automjeti “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar K. R goditi çiklistin 17-vjeçar nga fshati Livadhi-Strugë. Në aksident, çiklisti ndërroi jetë në vendin e aksidentit, dhe një mjek i Urgjencës konfirmoi vdekjen. K.R. u transferua në spitalin “Shën Erazmo” ku u konstatuan lëndime trupore. Skena është inspektuar nga një ekip inspektues i SPB-Ohër.

Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina IslamiStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...