Në Slloveni mund të hyni edhe me vaksina ruse dhe kineze

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar ka hequr dyshimet, se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të vaksinuar me AstraZeneca, me Sputnik dhe Sinofarm nuk do të mund të udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ka deklruar se vetë është vaksinuar me AstraZeneca, ndërkaq ka bërë të ditur, se në Slloveni do të mund të hyjnë edhe qytetarët e imunizuar me vaksinën kineze dhe ruse.

“Ju mund të hyni edhe nëse jeni të vaksinuar me Sputnik ose Sinofarm. Nuk keni asnjë pengesë në kufi, mund të vini edhe vetë të bindeni”, tha Logar gjatë vizitës në Shkup, transmeton TV21.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...