Në Strugë në shkurt është dhënë vetëm një leje ndërtimore

Në shkurt të këtij viti janë dhënë 250 leje ndërtimi, që është 27,7 për qind më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar, sipas Entit Shtetëror të Statistikave. Më së shumti miratime të reja, 85, janë në rajonin e Shkupit, i ndjekur nga Pollogu me 53, Juglindor me 38, Jugperëndim me 22.

Në Ohër janë lëshuar 2 leje ndërtimi, në Strugë 1. Lejet u janë dhënë personave fizik.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve që do të ndërtohen në vend është 2.763.961.000 denarë, që është për 39,7 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...