Në Strugë u festua viti i ri Islam – Hixhrij 1443

Sonte në xhaminë historike “Mustafa Çelebi”- Strugë, Myftinia e Strugës organizoi manifestim fetarë me rastin e Vitit të Ri Hixhrij 1443. Programi i moderuar nga studenti Eglon ef Murtezai filloi me lexim të Kuranit nga hafëzi i ri i Strugës hfz. Ariton ef. Zeqiri. Programi vazhdoi me pjesë të Ilahijeve nga Festim ef. Koxhaxhiku dhe Izet ef. Nexhipi. Pastaj fjalën e morri Myftiu i Struges Mr. Salim ef. Sulejmani, i cili dha mesazhet dhe mësimet nga ndodhia e Hixhretit. Programi përfundoi me lexim të Kuranit nga nxënësi i Medresesë Isa Beu Shkup, Adem ef. Kaliqi.
Na qoftë për hajr ky vit duke lutur Zotin që të na jep suksese.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...