Në Strugë u shënua “Festa e plisit të bardhë Shqiptar”

Sot në Strugën tonë!

Shoqata për shkencë dhe kulturë “Pellazgët” me qendër në Tetovë u realizua festimi; “Festa e plisit të bardhë Shqiptar” në teatrin “POSHKA” pranë “Art Theater Caffe” Strugë.

Festë kjo e organizuar nën përkujdesjen e prof. Shefki Kadri Selamit, ing. e pedagog Verdat Kolonja tashmë Kryetar i kësaj dege në Strugë gjithashtu falë edhe bashkëpunimit të frutshëm me – Avokat Agron Isa Gjedia – Kryetar i Shoqatës Bytyci një ndër organiztorët më të parë mbi plisin hyjnor Pellazgo- Shqiptar.

Festa e shenjtë e Plisit të bardhë SHQIPTAR tashmë e bërë tradicionale nga shumë shoqata atdhetare ndër trojet shqiptare u hap prej
Kryetarit së shoqatës për shkencë dhe kulturë “Pellazgët” në Tetovë prof. Shefki K. Selami.

Mandej i ftuar i nderit ishte Konsulli i Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi, i cili me prezencën e tij nderoi dhe u ndjemë të nderuar që DARDANIA përfaqësohej prej tij, zotëria veçse një ditë më parë me sakrificën e tij personale por edhe i mbështetur prej qeverisë Kurti arriti të realizonte ngritjen e një përkujtimoreje; për nder të të gjithë strugovasit në ndihmë, mbeshtetje dhe strehim të të gjithë vllezërve të tyre prej Kosove në kohën e përndjekjes barbare milosheviçare!StrugaLajm

Nderuan me pjesmarrjen e tyre; profesorë, studiues e albanologë si:

  • z. Xhemaledin Saliu prof. nga Presheva
  • Prof. Dr. Shefki Selami nga Tetova, si dhe Dr. Agron Dalipaj.
    -Studiuesi i gjuhës së lashtë shqipe z. Aleksandër Hasanas
  • Prof. Dr. Nebi Dervishi,
  • Prof. Zejnulla Qyra etj.

Poetët nga shoqata “Pellazgët” Fatime Sulejmani, Azra Alija dhe Ezana Qamili, SHKA “Valët e Liqenit” nga fshati Ladorisht dhe këngëtarët e mirënjohur po nga ky fshat; Dardan Kolonja, Arben Ajdini dhe Xhemail Murtishi.

In : Aktuale

Loading...
loading...