Në Strugë viti 1986 ,katërshja e famshme e Kosovës

Pak kush që nuk i njeh nga gjeneratat e vjetra këta katër ish futbollistë! Është fjala për Muharren Sahitin, Naser Bunjakun, Nehat Osmanin dhe Shefqet Lajçin, që në vitin 1986 luanin për klubin siç quhej atëkohë Cërvena Zvezda e Gjilanit, që garonte në Ligën e Dytë Federative të ish RFSJ-së. “Në përgatitje në Strugë 1986”, shkruan Bunjaku.

Në fakt, Sahiti ka luajtur edhe për Prishtinën në Ligën e Parë të ish RFSJ-së dhe Shefqet Lajçi në Ligën e Dytë Unike të asaj kohe, ky i fundit ka qenë shënuesi më i mirë gjatë vjeshtës së vitit 1989./BotaSotStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...