NE, TRADHTARËT E BASHKUAR

Në shumë raste dhe nga shumë zyrtarë të lartë të shtetit, sidomos në Parlamentin e Maqedonisë, u janë drejtuar publikisht shumë akuza të rënda, në disa raste, deputetëve shqiptarë, për të cilat është dashur të japin llogari përpara elektoratit të tyre dhe përpara popullit, por këtë nuk e kanë bërë asnjëherë:

Disa nga rastet:

1. Stojan Andov, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë: „Ju deputetët shqiptarë keni të drejtë të flitni çka të doni, të propozoni çka të doni, por nuk keni të drejtë TË MOS VOTONI (të gjitha vendimet dhe ligjet siç ju servohen nga pushteti)! Që domethënë se kanë qenë persona të zgjedhur, të testuar dhe të kapur nga shteti!

2. Tomisllav Çokrevski, ish ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë: „Ju deputetët shqiptarë mos humbni kohë ta bindni opinionin me gënjeshtra, sepse shumica e dinë që JENI ME BARRË!”, kësaj i thonë qartë se kanë qenë të shitur, apo jo?!

3. Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë: „Ne е kemi formuar partinë tuaj, mos u shtirni kinse nuk e dini këtë!”. Bëhet fjalë për njërën nga partitë e shqiptarëve në Maqedoni е cila ende është në skenën politike dhe në pushtet, por askush nuk ka dhënë sqarime bindëse, së paku publikisht, që kjo nuk është kështu!

4. Në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, një ish deputet shqiptar, i denoncoi kolegët e tij se kanë marrë para të gatshme nga pushteti, secili nga 50 mijë euro, për ta votuar Qeverinë Georgievski, e cila duhej të jepte dorëheqje pas shumë skandaleve dhe dështimeve, shumica në dëm të shqiptarëve. Shumica e po atyre deputetëve vashduan ta ushtrojnë mandatin pa probleme, madje edhe në përbërjet e ardhëshme, si të preferuar të partive politike të shiptarëve dhe të pushtetit!

5. Lubomir Fërçkovski, ish ministër i Punëve të Brendshme dhe ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë: “votat shqiptare për LSDM-në, shumicën e tyre ne i konsiderojmë si vota udbashësh (udbashki glasovi). Këtë kategori votuesish shërbimet sekete të shtetit e kanë kontrolluar dhe orientuar përherë nga duhet të votojnë, Me këtë rast i ka përmendur edhe disa vendbanime shqiptare më kraktersitike, me emër! (deklatarë në Tv Sitel, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016 në Maqedoni). Askush nuk e ka demantuar këtë deklaratë seriozisht!

6. Stojançe Angelov, gjeneral dhe komandant lufte i forcave të armatosura të Maqedonisë në konfliktin e vitit 2001: ka deklaruar disa ditë para se të ndodhin ngjarjet tragjike në Kumanovë, se pushteti i këtij shteti përgatit aksion të armatosur në Maqedoni përmes një grupi të vetshpallur si UÇK, dhe se udhëheqësit e kësaj ushtrie të rrejshme kanë marrë së paku 2 milionë euro nga pushteti në Maqedoni për realizimin e qëllimeve të veta. Kjo deklaratë nuk u demantua, as u morr seriozisht, por tragjedia ndodhi vërtet dhe tani duhet ta nxjerrin këtë gurë të rëndë nga lumi i turbullt të gjithë shqiptarët, apo?!StrugaLajm

7. Nga Komisioni për lustrimin e figurave politike në Maqedoni, edhe përkundër shumë devijimeve dhe lënies në heshtje të shumë rasteve dhe individëve potencialë për t’u lustruar, megjithatë iu hapër dosjet si bashkëpunëtorë të ish policisë sekrete të shtetit, së paku për një LIDER TË PARTISË POLITIKE, një ish MINISTRI, një ish sekretari partie, dhe disa intelektualëve dhe personave të tjerë publik. Askush nuk kërkoi falje për këtë, nuk dha sqarime bindëse, as nuk u shpjegua disi sa ka qenë i shtrirë rrjeti i agjentëve të kamufluar të ish regjimit komunist në radhët e partive shqiptare, nga viti 1990 deri më sot!

Ka edhe plot raste të tjera të ngjashme, por këto besoj se mjaftojnë sa për ilustrim.

Kërkoj ndjesë për deklarata që janë të parafrazuara, por që mund të verifikohen lehtë secila prej tyre!

Një fjalë e urtë (pak banale), ndër shqiptarët në Maqedoni, thotë: „Edhe k… në p…, edhe shpirti në xhennet, nuk shkon!”

(6 gusht 2018)

In : Aktuale

Loading...
loading...