Në Zvicër: Taksisti racist nuk dëshiron më pasagjerë shqiptarë, ja arsyeja

Në qytetin e Thurgauerit, Arbon, ekziston një taksit racist Martin E.* (55) i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në veturën e tij nuk dëshiron më të marrë pasagjerë shqiptarë nga Kosova, shkruan “Bota sot” lajmin e mediave zvicerane. Ata janë të pasinqertë dhe nuk kanë respekt, është arsyetimi i tij.

Gjithshka ka nisur kur kishte shkuar në Cyrih për një orë e gjysmë, për të marrë një grup shqiptarësh. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata kishin ikur.” Për të mos mbaruar këtu, pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në furgonin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga.”

Një shprehje gjermane thotë se “klientët janë zotra”, por për shkak se “shqiptarët” nuk sillen si mbret, “unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!”, thotë më tej taksisti zviceran

Ai ka paragjykuar edhe klientët tjerë nga ish-jugosllavia, por mbi të gjitha shqiptarët.

Loading...
loading...











Loading…


loading…