Në Zvicër, tarifat e celularit më të shtrenjtat në Evropë

Zviceranët paguajnë më së shumti në Evropë për të telefonuar me telefona mobilë. Kështu tregon një studim krahasimi në internet nga “Verivox”. Hulumtimi kishte marrë për bazë oferta mujore të telefonisë mobile dhe ofertat me parapagim të të gjithë operatorëve të rrjetit në 13 vende evropiane. Profili i përdoruesit me 100 minuta thirrje dhe të paktën 1 GB do të kushtojë në Zvicër 25 franga në muaj. Në mënyrë të ngjashme, shtrenjtë është vetëm në Spanjë, me vetëm 20.70 franga. Më së liri komunikojnë në Poloni, ku për rreth 6.50 franga telefonojnë brenda vendit me 10 GB internet. Nga vendet fqinje të Zvicrës, Italia është më e lirë me 8.80 franga, përpara Gjermanisë me vetëm nën 12 franga dhe Francës me 16.50 franga.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...