Nëse nuk mund të dëshmohet origjina, do të konfiskohet prona mbi 30 mijë euro

Ligji për Origjinën e Pronës është diçka që për herë të parë duhet të miratohet në vendin tonë, tha zv.kryeministri Nikollovski dhe do të kontribuojë në hapjen e rrugës për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme. Ligji vlen për të gjithë qytetarët të cilët nuk do të mund të dëshmojnë origjinën e pronës me vlerë prej mbi 30,000 euro të blerë vitin e kaluar dhe ajo do të konfiskohet. Para pak kohësh në emisionin 10 minuta në TV21, ai njoftoi se deri në fund të gushtit Ligji do të jetë në dispozicion të opinionit për shqyrtim si projektligj. VMRO-DPMNE reagoi, duke thënë se ky ligj është hipokrizi e Qeverisë. Partia opozitare thotë se zyrtarët e LSDM kanë rritur pronën e tyre disa herë në 4 vitet e fundit, për shumë më tepër se 30,000 euro. Për shumë prej tyre, Prokuroria Publike, megjithëse ka prova të shumta, nuk hap hetim. Me Zaevin, asgjë nuk do të ndryshojë as me të ashtuquajturin Ligj për origjinën e pronës, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Pas takimeve të grupit të punës me Kryeministrin, ky projektligj, i cili këtë muaj do të jetë në një version të tillë si draft pas bisedimeve të fundit me Ministrin e Drejtësisë, do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për të pritur mendimin në atë drejtim”, tha Nikollovski./TV21StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...