Nesër pritet të publikohet marrëveshja Ahmeti-Zaev

Gjatë fundjavës dhe sot, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të BDI dhe LSDM me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një Qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së veriut.

Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së, merr vesh gazeta KOHA, punuan intensivisht në krijimin e një marrëveshje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë.RELATED POSTS

Benzina dhe diseli lirohen për 0,50 denarëGus 17, 2020

“Dhuna në Qendër” shtyhet për më 17 shtatorGus 17, 2020

Shtatëdhjetë njësi gjaku janë mbledhur javën e kaluarGus 17, 2020StrugaLajm

“Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar”, thonë për KOHA në BDI.

Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë përfundimtare, thonë në BDI, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...