Nga 26 janari do të paguhen pensionet

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për pagesën e pensioneve për muajin janar 2021 e cila konform harmonizimit ligjor që zhvillohet sipas lëvizjes së indeksit së shpenzimeve për jetë, do të jenë më të larta edhe atë, pensionet më të ulëta për 134 denarë, ndërsa pensioni mesatar do të jetë më i lartë për 185 denarë dhe do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë përmes rrjetit të bankomatëve dhe rrjetit tregtar prej datës 26.01.2021.

“Pensionet për qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të paguhen në katër grupe sipas renditjes vijuese konform lartësisë së pensionit: Për pensionet në lartësi deri 11.000 denarë pagesa të realizohet më 26.01.2021 (e martë), për pensionet në lartësi 11.001-14.000 denarë pagesa të kryhet më 27.01.2021 (e mërkurë), për pensione në lartësi 14.001-18.000 denarë pagesa të realizohet më 28.01.2021 (e enjte), ndërsa për pensione në lartësi mbi 18.001 denarë pagesa të realizohet më 29.01.2021 (e premte)”, ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...