
Programi i viza lotarisë për vitin 2019 do të jetë i hapur për regjistrim më 3 tetor 2017, e martë, në ora 18:00, dhe do të mbyllet më datë 7 nëntor 2017, e martë, në ora 18:00.
Aplikuesit mund të gjejnë formularin elektronik për lotarinë si dhe të gjitha udhëzimet në ueb faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.
- Aplikimi për këtë program është pa pagesë.
- Ruani faqen tuaj të konfirmimit elektronik pas përfundimit të aplikimit për të kontrolluar më tej statusin e aplikacionit.
- Duhet të mbani kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2019. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse jeni selektuar.
- Duhet të regjistroheni me fotografi të re, të bërë brenda gjashtë muajve të fundit. Nëse përdorni fotografi të vjetër do të diskualifikoheni.
- Mund të bëni vetëm një regjistrim.
- Më 1 maj 2019 duhet të kontrolloni nëse jeni zgjedhur.
- Stejt Departamenti nuk do t’ju kontaktojë përmes email-it.
- Nëse merrni email ku thuhet se keni fituar, mbani mend që ai email është mashtrim.