Nga janari i vitit 2021 paga minimale në Shqipëri do të arrijë 243 euro

Këshilli Kombëtar i Punës i përbërë nga shtatë ministra nga qeveria e Shqipërisë, ka vendosur të rrisë pagën minimale për 15,4 për qind.

Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Danaj e cila kryesoi seancën, tha që kjo ka për qëllim “ruajtjen e standardeve të jetesës së punonjësve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”.StrugaLajm

“Paga minimale bazë në nivelin shtetëror është propozuar të jetë 30.000 lekë (243 euro) në muaj nga 26.000 lekë (211 euro) e tashme e cila ishte e barabartë me vendimin e dhjetorit të vitit 2018. Kjo do të thotë rritje prej 15,4 për qind ose 32 euro”, tha ministrja.

Ajo shtoi se kjo shumë e pagës minimale, si më parë kërkohet të paguhet nga të gjithë personat juridikë, përkatësisht nga kompanitë vendase dhe të huaja.StrugaLajm

“Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në korniza të “pagës dinjitoze” për “punë dinjitoze”, duke marrë parasysh kërkesat e sindikatave, ndërsa “përgjegjësia shoqërore” e biznesit për punë dinjitoze është e matshme përmes sigurimit shëndetësor dhe sidomos me pagë reale dhe sigurime shoqërore reale”, tha Danaj.

Vendimi do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2021. Aktualisht, paga minimale në Shqipëri është më e ulta në rajon.

In : Aktuale

Loading...
loading...