Nikolla Gruevski reagon pasi Amerika e futi në listën e zezë

“Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale. Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën. Do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë”, ka shkruar Gruevski në një postim në Facebook.

Postimin e tij e përcjellim të plotë:Për atë që u publikua sot flitet prej kohësh. Zyrtarë të lartë të qeverisë në Maqedoni nuk e kanë fshehur faktin se kanë vite që lobojnë që kjo të ndodhë.

Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin dhe interesat e Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe ka tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u bë i ditur sot dhe ndër të tjera më referohet edhe mua.

Pretendimet se jam futur në listë janë informacione të pasakta të cilave u jam nënshtruar dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni.StrugaLajm

Nga ai aspekt ndjej një padrejtësi të madhe sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe në të njëjtën kohë jam munduar me aq sa kam mundur që të mos i rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë.

Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale. Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën. “Do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë”, ka shkruar ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...