Nis gjykimi për dy djemtë nga Shtipi të cilët rrahën një vajzë në hyrje të një ndërtese banimi

Filloi gjykimi në Gjykatën Themelore në Shtip për dy djemtë nga Shtipi të cilët në janar kishin rrahur një vajzë në hyrje të një ndërtese banimi. Dy djemtë akuzohen për veprën e kryer penale “dhunë” me çka dënimi mund të jetë prej gjashtë muajve deri në pesë vite burg.

Djemtë e moshës 23 dhe 26 vjeç sot në mëngjes me furgon nga Burgu hetues nga Kumanova arritën në Gjykatën Themelore të Shtipit. Avokati Valentin Zafirov, që do të mbrojë një nga djemtë, para se të fillojë gjykimi deklaroi se pret gjykim korrekt. Ai theksoi se për shkak të masave të veçanta kundër përhapjes së virusit korona nuk ka mundur të realizojë kontakt me klientin e tij në burgun e Kumanovës, sepse ishte në vetizolim me çka nuk ka mundur të ndërtojë strategji komplete.StrugaLajm

Djemtë dhunën e kishin xhiruar me celular, ndërsa xhirimin në rrjetet sociale e kishin publikuar më 2 prill pas çka me të madhe shpërndahej në rrjetet socialeStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...