Zaev: Urime muaji i Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe paqe në familje

Të nderuar qytetarë, besimtarë të konfesionit islam,

Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili përveç se është një nga pesë shtyllat e islamit, njëkohësisht e shënon edhe fillimin e shpalljes së librit të shenjtë Kuranit. Libër i cili respektohet dhe praktikohet me shekuj nga besimtarët e konfesionit islam.

Në këtë muaj të bekuar, besimtarët myslimanë krahas lutjeve ditore, e kryejnë edhe obligimin e agjërimit. Iu dëshiroj të gjithë atyre dhe familjeve të tyre agjërim të lehtë, të kenë paqe, rehati, mirëkuptim, mëshirë, durim, respekt, njerëzi dhe ndihmë të ndërsjellë.Related PostsPri 23, 2020StrugaLajm

Po kalojmë në periudhë kur pandemia globale e virusit korona e kaploi botën, ndërsa masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve sollën deri në mbylljen e objekteve fetare, xhamive dhe vendeve të tjera për lutje. Kjo sigurisht nuk do t’i pengojë besimtarët që t’i bëjnë lutjet dhe ritet fetare në familjet dhe shtëpitë e tyre. Gjithnjë duke e pasur parasysh faktin se kujdesi në ruajtjen e shëndetit publik nuk është vetëm qëllim mjekësor por edhe i përbashkët.StrugaLajm

Duke e lutur Zotin për shëndetin tuaj dhe duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, bashkërisht të kontribuojmë që në shtetin tonë të ketë gëzim, tolerancë ndërnjerëzore dhe harmoni.

Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...