Nis gjysmë-vjetori i dytë në shkollën shqipe të Nju Xherzit

FILLOI GJYSMË VJETORI I DYTË
Shkolla Shqipe e Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdell të Nju Xherzit, filloi mësimin fizikisht gjysmë vjetorin e dytë shkollor 2020-2021. Që nga shtatori i vitit të kaluar, stafi i mësueseve të shkollës shqipe në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane, ka mbajtur mësim të rregullt nëpër klasa dhe jo onlajn. Edhe këtë gjysmë vjetor (2021) interesimi i prindërve dhe i nxënësve ka qenë i madh. Ra zilja, dita e parë e gjysmë vjetorit të dytë shkollor filloi pa kurrfarë vështirësish.
Nxënësve i urojmë suksese në mësime, stafit të mësueseve punë të mbarë!
Kryetari
Burim Zhuta
Dhe Kryesia e Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...