Nis protesta kundër BDI-së në Tetovë


Ka filluar grumbullimi i qytetarëve  në Tetovë për protestën e nxitur nga “bombat” e El Chekës. Protestuesit do të marshojnë drejt selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku edhe pritet të kërkohet dorëheqja e funksionarëve të kësaj partie, pas publikimit të bombave nga El Cheka. Janë paralajmëruar protestues nga qytete të ndryshme. Protesta e paralajmëruar për sot, po sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të Sektorit për Punë të Brendshme, përgjatë rrugës nga duhet të lëvizet, ndërkohë edhe sot, sipas informatave të SPB-së, protestuesit nuk do lejohen të protestojnë para selisë së BDI-së, por protesta e tyre do jetë deri tek kthesa e parë, e rrugës që çon drejt selisë së BDI-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...