Në Sektorin për paraburgim në burgun e Manastirit sot në mëngjes rreth orës gjashtë një i punësuar në burg e ka gjetur të varur I.D.(54).
Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë. Nga ana e prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi. Ekspertiza është në vijim.