Genc Myftaraj
..Mehmet Latifi mberriti pasdite nga Struga dhe te nesermen ne mengjes udhetuam drejt Kroacise. Nje dokumentar per ate grup arbneshesh qe jetojne ne Zare, apo Zadar sic e quajne vendasit ishte qellimi. Por pa Memon apo Mehon sic e therrisnin ne Kroaci, do te kish qene e veshtire. Grishjen time per realizimin e ketij dokumentari e kish ushqyer fakti qe me kish permendur Xhelo Poshka ne Struge; Mehmet Latifi, ky preshevar e shqiptar i mire, i vendosur ne Struge, kish kaluar dy dekada ne Zare, duke qene madje edhe autor i nje fjalori arbenisht-kroatisht-shqip. Ai u be udherrefyesi i ekipit tone te xhirimit dhe e njihte terrenin ne menyre perfekte. Gjate gjithe udhetimit, ku takuam dhe ilorologun e madh, te ndjerin Stipcevic, kishte mall dhe emocion. Ndalesa ne qytetin boshnjak Neum, nje rrip toke qe can Kroacine per nje dalje ne det, solli edhe rrefimin e tij te dhimbshem. Aty prane, buze Adriatikut, kish humbur ne nje aksident dhe ish-bashkeshorten , qe i la Aniten vetem 3 vjec.
Mikun tim tashme te ndjere, ma kujtoi sot fb, me ate aventure pranvere te 6 viteve me pare, kur realizonim “Nje ishull arbnesh ne Kroaci”.