BLENDI PETROL
Aktuale

Një lajm i mirë për punëtorët, ndryshimet e reja e mbrojnë nga punëdhënësi

Shpalljet për punësim, në vend pesë, në të ardhmen do të zgjasin tre ditë, ndërsa provimi në punë në vend gjashtë do të ulet në katër muaj. Ndryshimet e reja të Ligjit për marrëdhënie pune që janë futur në procedurë parlamentare, do të ndryshojnë edhe rregullat për përdorimin e pushimit vjetor, shkruan gazeta KOHA.

Nëse miratohen gjatë këtyre javëve, këtë verë në vend të 12 ditëve të punës, punëtorët do të duhet të shfrytëzojnë pushimin vjetor prej dy javëve të pandërprera.

Punëtorët para se të largohen nga puna, do të kenë afat prej 15 ditëve të përmirësohen në punë, ndërsa për atë me shkrim do të paralajmërohen nga ana e punëdhënësve të tyre. Me siguri me ndryshimin e këtillë punëdhënësit dy herë do të mendojnë para se të iniciojnë largimin e punëtorit.

“Ne këtë e interpretojnë sikur mundësi që të jemi më preciz në paralajmërimin e punëtorit, se në fazën tjetër të kontestit të punës me procedurë të gabuar, punëdhënësi mund të humbë kontestin dhe ta kthejë punëtorin”, ka deklaruar Mile Boshkoski nga Konfederata e Punëdhënësve.

Nëse punëtori shpallet si tepricë teknologjike, punëdhënësi nuk guxon dy vjet të pranojë punëtor të ri në atë vend pune, ndërsa nëse ka nevojë për punëtor, i larguari të ketë përparësi para të tjerëve. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se rregullativa e tanishme lë hapësirë për manipulime, ashtu që punëtorët të shpallen si tepricë teknologjike, ndërsa në ditën tjetër në vend të tyre të pranojnë të ri. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button