Një makinë me targa të Strugës aksidenton dy fëmijë në Ohër

Një burrë nga Struga përplasi dy fëmijë të mitur në rrugën Zheleznicka.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një vëlla dhe motër. Njëri i moshës 13 vjeç, dhe tjetri në moshën 8 vjeç, ata po kalonin rrugën kur u përplasën nga një automjet me targa të Strugës. Fëmijët janë në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji në Ohër. Njëri kishte lëndime të lehta dhe tjetri lëndime më të rënda.

Policia e Ohrit konfirmoi ngjarjen.StrugaLajm

-Aktualisht, po kryhet një inspektim në terren për shkaqet e aksidentit të trafikut. Do të ketë informata më të hollësishme nesër, tha zëdhënësi i SPB- Ohër Stefan Dimoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...