Shkruan: Blerona Brao
Nuk e kuptoj, në është dëshira për ndërrim partish, ose kemi të bëjmë me kuadro të skaduara brenda një partie dhe tash përpiqen t’i imponohen një tjetre.
A thua nuk i mjaftuan dikujt 20 vjet histori të një partie që profesori i nderuar nuk e pa të udhës të thotë një gjysëm fjale, ndërsa tash
‘shpërthen’ si gjyle.
Edhe studentët kishin nevojë gjatë këtyre viteve të gjata të sundimit të një partie-për një zë shpërthyes, mirëpo, çuditërisht askujt prej këtyre gjyleve të vonuara
nuk i erdhi momenti i shpërthimit.
Sigurisht do jetë ndonjë gjyle e tempuar dhe e programuar nga partia “nënë” që të shpërthejë në çastin që ajo ka nevojë.
Asgjë interesante, veçsa forcohet një fjalë e urtë:” Bora nuk bie që ta vdes natyrën, por që t’i zbulojë gjurmët e bishave”!