Një numër i madh i njerëzve kalojnë nëpër një gjendje humori jo të mirë gjatë muajve të ftohtë të dimrit, e kjo di të bëhet edhe shumë serioze. Madje me raste, shumë njerëz kalojnë në një gjendje tjetër gjatë kësaj periudhe, si ajo e depresionit.
Pothuajse gjysma e popullsisë së botës vuajë nga ky problem dhe shumë nuk e kuptojnë se është moti ai që ndikon në disponimin e tyre, raporton emisioni #gjesi në T7.
Depresioni dimëror, i njohur zakonisht si çrregullim afektiv sezonal, është lloji i depresionit që më së shpeshti shfaqet gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur ka më pak ditë me diell.
Çrregullimi afektiv sezonal është i shoqëruar me çekuilibër biokimik në tru.
Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhjen, pavarësisht nga numri i orëve të gjumit dhe shtimi i peshës për shkak të konsumit të tepërt të ushqimit, por ka edhe shumë simptoma të tjera.
Një nga mënyrat më të thjeshta për ta mposhtur çrregullimin sezonal është duke u vetë aktivizuar, edhe kur moti është i ftohët dhe ditët e errëta.
Depresioni dimëror fillon të largohet me ardhjen e pranverës por edhe me zgjatjen e ditëve./GazetaExpress/