Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka ngritur padi penale kundër 39 vjeçare polic nga fshati Podgorc, Strugë dhe 47 vjeçarit polic nga fshati Peshtan,Ohër, zyrtarë në stacionin e policisë së Ohrit, për shkak të dyshimit”Maltretim në kryerjen e shërbimit” dhe “lëndime të rënda trupore”.
Më 21/07/2018, rreth 04:00 më “7 nëntor” në Ohër, ndërsa ishin në detyrë zyrtare të dyshuarit përdorën dhunë gjatë ndalimit të B.N (18) nga Ohri në mënyrë joproporcionale .B.N. pësoi lëndime të rënda trupore si pasojë e veprimit të dy policëve. Kundër zyrtarëve të dyshuar të policisë u iniciua procedurë disiplinore para komisionit kompetent për kryerjen e shkeljeve të rënda të disiplinës së punës dhe rendit dhe janë larguar nga vendi i punës me procedurë.(Strugalajm.com)