Një strugan është sulmuar në Shkup

Të hënën rreth orës 22 një qytetar nga një fshat i Strugës ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 17 në bulevarin “Kërste Misirkov” në Shkup deri sa ka qëndruar bashkë me tre familjarë tjerë në veturën e llojit “Pasat”, u janë afruar disa persona, me ç’rast e kanë sulmuar dhe ia kanë thyer dorën dhe hundën. Sipas tij, personat në fjalë e kanë sulmuar edhe vëllaun dhe djalin e tij dhe më pas janë arratisur, shkruan Gazeta Lajm. Shkak për incidentin, ka qenë një zënkë paraprake që ka ndodhur rreth orës 14 në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku ka pasur aksident trafiku me vëllaun e njërit prej sulmuesve. Policia po punon në ndriçimin e rastit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...