Policia ka arrestuar ish-pronarin e universitetit “KristaL’ i mbyllur disa vite më parë.
Ai akuzohet për shitje diplomash false.
Raportohet se ëhstë shpallur në kërkim edhe një shtetas me inicialet E.P. i cili është bashkëpunëtor i Muçës në aktivitetin e jashtëligjshëm.
Ai ishte nën hetim nga prokuroria prej dy muajsh. Sipas të dhënave bëhet me dije se Muça, shiste diploma me logon e ish-universitetit “Kristal” edhe kohët e fundit, disa vite pas mbylljes së tij.
Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro. Diplomat lëshoheshin me datën dhe vulat kur “Kristali” ishte i hapur. Biznesmeni i njohur ka pajisur me diploma disa persona që nuk rezultojnë të regjistruar.
Raportohet se prangosja e tij është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nnga uniformat