Njoftim nga policia e Strugës :Kërcënoi avokatin fiton padinë 49 vjeçari/Ndalohet strugani kishte për të bër burgun

Policia e Strugës në buletin për sot informon për dy raste në Strugë. Mbrëmë në orën 23.00 në rrugën “Jovo Stefanoski Rile” në Strugë, policët nga stacioni policor Strugë, bazuar në një urdhër të gjykatës, privuan nga liria dhe arrestuan një 41 vjeçar nga Struga për të vuajtur një dënim me burg prej nëntë muajsh. Ai u dërgua në IEVP Strugë.

Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”, Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër një 49-vjeçari nga Struga. Ai, më 21.08.2020 rreth orës 14.00 shkoi në zyrën e një avokati në Strugë, të cilin më parë e kishte angazhuar, i kishte dërguar kërcënime serioze duke kërkuar paratë që më parë i kishte paguar për përfaqësim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...