Nuk ka “bllokim” për autostradën drejt Strugës dhe Ohrit

Edhe përkundër informatave për ngecje në bisedime me kompaninë kineze “Sinohidro” e cila ndërton autostradën Kërçovë-Ohër dhe Milladinovcë-Shtip, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski mohoi që të ketë bllokadë në bisedime. Ai nuk bëri të qartë se kur do të përfundojnë bisedimet por tha se nuk ka moment të ri deri më tani. Sipas tij, aneksi i ri do të duhet të kalojë në Kuvend dhe të nënshkruhet pasi të marrë dritën jeshile nga shumica e deputetëve.

“Bisedimet nuk janë të bllokuara, megjithatë nuk ka moment të ri. Prej herës së kaluar kur kam deklaruarar në lidhje me këtë çështje nuk ka moment të ri. Vazhdojmë me bisedimet dhe kur të kemi moment të ri do të informoheni me kohë. Nuk janë nënshkruar anekset sepse ata së pari duhet të kalojnë në Parlament, pra deputetët duhet të japin dritën jeshile e më pas të nënshkruhet marrëveshja”, deklaroi Goran Sugarevski , ministër i Transportit dhe LidhjeveStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...