Nuk lejohet hyrja në Qafë Thanë punëtorëve sezonal nga Shqipëria

Me urdhër të veçantë nga pala e RMV-së, sot nuk do t’u lejohet hyrje 150 punonjësve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë, afër Strugës.

StrugaLajm

StrugaLajm

“Nuk dihen arsyet e këtij vendimi, as sa do të zgjasë. Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë që lidhet me vdekjen e një shtetasi shqiptar tre ditë më parë i cili ishte i angazhuar në Ohër, dhe gjatë punës ai u plagos dhe vdiq”, thekson Ora Njuz.

Shtohet se për këtë arsye, punëtorët shqiptarë që hyjnë në mëngjes dhe largohen nga territori i RMV-së në mbrëmje, nuk u lejuan të hyjnë sepse ata punojnë ilegalisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...