Ditën e sotme kanë mbërritur dhe aktualisht po përcillen për në banesën e fundit 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Familjarët kanë marrë trupat e pajetë, ndërkohë që gjendja e tyre nuk paraqitet mjaft e mirë. Njëri prej familjarëve është përkulur mbi arkivol duke përshëndetur familjarin e tij, prej të cilit fatkeqësia i ndau përgjithmonë.
Sakaq hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit vijojnë ende nga prokuroritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut./news33
Shikoni KËTU videon