Aktuale
Numri 2 në komunën e Strugës dhe Komunalja në duart e LSDM-së
Posti i sekretarit të Komunës dhe posti i drejtorit të Komunales do t’i takojnë LSDM-së në Strugë mëson Strugalajm.com nga burime brenda kësaj partie.Këto burime saktësojnë se pritet në ditët në vazhdim kuadrot e kësaj partie të ulen në postet e tyre.Për postin e sekretarit tashmë në LSDM janë përcaktuar për kandidaturën e cila vjen nga gjinia femërore ndërsa për postin e drejtorit të Komunales në lojë janë dy kandidatura saktësojnë këto burime.Përveç këtyre dy posteve LSDM do të drejtojë edhe një nga sektorët në administratën komunale si dhe drejtorin e Niko Nestorit si dhe drejtoritë e disa shkollave fillore.(Strugalajm.com)