Numri i të infektuarve me koronavirus në botë tejkaloi 27 milionë persona

– Më shumë se 27 milionë njerëz, më saktë 27.005.196 janë infektuar me koronavirus në botë nga fillimi i pandemisë, tregojnë të dhënat e ueb-faqes “Uorldmeters”.

Sipas ueb faqes, nga pasojat e virusit deri tani kanë vdekur 882.359 persona, ndërsa janë shëruar 19.103.268 persona.

Në këtë moment ka më shumë se shtatë milionë raste aktive.

Situata është më e vështirë në SHBA, ku më shumë se 6,4 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus.StrugaLajm

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Brazili dhe India me mbi katër milionë të infektuar.

Rusia edhe më tej është vendi i katërt në botë dhe i pari në Evropë sipas numrit të të infektuarve me virusin Kovid-19.

In : Aktuale

Loading...
loading...