Ora policore përfundon nesër, autoritetet të gatshëm për masa shtesë restriktive

Në Maqedoninë e Veriut nesër bëhen 12 ditë që kur hyri në fuqi sërish masa e kufizimit të lëvizjes, ora policore.
Ora policore që fillon nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe mbaron në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, filloi të zbatohet nga 10 marsi, pasi u regjistrua rritje konstante e rasteve pozitive me Covid-19.
Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konstaton nesër, se kjo masë nuk ka pasur efekt, atëherë zgjatet ora policore.
“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme”, tha më tej Filipçe.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...