Orbani në Ohër, një pjesë e rrugëve do të mbyllen

Sipas njoftimeve nga qeveria maqedonase, Orban do të takohet me kryeministrin Mickoski në vilën e kryeministrit në orët e hershme të mëngjesit, dhe më tej do të mbahen disa takime bilaterale ndërmjet ministrave maqedonas dhe homologëve të tyre nga delegacioni hungarez, pas të cilave do të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët ndërqeveritare. Nga qeveria informuan gjithashtu se në kuadër të vizitës dyditore është parashikuar një shëtitje në qytet, vizitë në kishën e Shën Mërisë , teatrin antik dhe kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Për këtë qëllim, siç njoftuan nga MPB, një pjesë e rrugëve nëpër qytet do të jenë të mbyllura. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e policisë.

SPB Ohër po ndërmerr masa të veçanta sigurie. Situata e sigurisë është stabile dhe kështu do të mbetet. Fokusi është vendosur në ndërmarrjen e masave intensive në terren, në rrugën ku do të lëvizë delegacioni me automjetet dhe anëtarët e delegacionit gjatë vizitës në të gjitha vendet e rëndësishme në qytet dhe në rrethinat. Zyrtarët e policisë janë përqendruar në sigurinë, por përparësi do t’i jepet masave të trafikut, – Stefan Dimovski – Zëdhënës i SPB Ohër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...