Orteqe të borës bllokojnë rrugën Mavrovë – Dibër (FOTO)

Rruga Mavrovë – Dibër mbrëmë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së orteqeve. Kjo ka ndodhur në afërsi të Manastirit të Bigorit, kur gjatë natës kanë rrëshqitur tre orteqe, përcjell INA.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i komunës Mavrovë – Rostushe, Medat Kurtovski, i cili ka thënë se njëri nga orekët ka zënë edhe një makinë me udhëtarë, por kanë shpëtuar lehtë, pasi me lëndime të lehta ka përfunduar vetëm njëri nga udhëtarët.StrugaLajm

Kreu i komunës ka theksuar se ekipe te “Rrugës së Maqedonisë” dhe të komunës janë në terren dhe se po punojnë në pastrimin e orteqeve. Ai në orët e vona të pasmesnates ka informuar se orteqet janë pastruar dhe se rruga është hapur. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...