Paratë e Maqedonisë së Veriut në “duart” e tre shqiptarëve?

Nga Edmond Mehmeti/INA

Buxheti dhe paratë në Maqedoninë e Veriut do të jenë nën menaxhimin dhe kontrollin e tre zyrtarëve të lartë qeveritarë, të cilët do të përkujdesen për ekonominë dhe financat e vendit.

Në Qeverinë e re që pritet të marrë dritë jeshile në Kuvend financat dhe ekonominë do t’i kenë tre ministra shqiptarë, dy nga BDI dhe një i propozuar nga LSDM, përcjell INA.

Fatmir Besimi do të jetë ministër i financave, që për herë të dytë mban këtë post një kuadër shqiptar, nga pavarësimi i Maqedonisë.StrugaLajm

Kreshnik Bekteshi do të jetë ministër i ekonomisë, i cili vazhdon në këtë detyrë nga qeveria e deritanishme.

Fatmir Bytyqi do të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, i cili është propozuar nga LSDM.StrugaLajm

Emërimet e tyre në këtë detyrë vijnë në një periudhë të rëndë për vendin kur po ballafaqohet me pandeminë me koronavirusin dhe pasojat që janë shkaktuar në planin financiar dhe ekonomik, si dhe kur vendi ka rritur borxhin e jashtëm.

Të tre ministrat e propozuar shqiptarë janë kuadro të dalluara me tituj shkencor në lëminë e ekonomisë dhe financave, si dhe janë të njohur me karrierën e tyre profesionale si ekspertë dhe ligjërues në institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Lidhur me pozicionimin e kuadrove shqiptare në këto pozita kyçe qeveritare, në rrjetet sociale ka pasur komente të ndryshme, përcjell INA.

Gazetari maqedonas Ljupço Zlatev ka komentuar kjo nënkupton një aparthejd ekonomik, ku maqedonasit paguajnë tatime, që shqiptarët t’i harxhojnë paratë. Sipas tij, të gjithë resorët ekonomik janë në duart e ministrave shqiptarë. Zlatev ka thënë se nuk është postim nacionalist që ka bërë por ky dominim shqiptar nënkupton aparthejd. 

In : Aktuale

Loading...
loading...